8 Qershor, 2018 - 8:00 pm
Biblioteka “Azem Shkreli”, në kuadër të Drejtoratit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Pejë, organizon edicionin e 5-të të Panairit të Librit “Peja 2018”, nga data 12-16 qershor 2018 në Qendër të qytetit të Pejës, shkruan KultPlus.
Në këtë panair pritet të marrin pjesë rreth 17 shtëpi botuese ku të gjithë dashamirët e librit do ta kenë mundësinë që të furnizohen me libra cilësor dhe ta pasurojnë bibliotekën e tyre.
Këtë vit në kuadër të këtij panairit do të ketë edhe aktivitete te tjera si promovimet e librave “Pesha e mendimit dhe e fjalës” e autorit Ali R. Berisha dhe “Portret pa kornizë” e autorit Ali M. Lajqi.
Panairin pritet që ta vizitojnë nxënësit e shkollave të ndryshme të komunës në mënyrë që të mësojnë me shumë për rendësin e librit, ndërsa si çdo vit përveç nxënësve pritet që këtë panair ta vizitojnë edhe studentë, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike.
Panairi “Peja 2018 “ do të qëndroi i hapur në qendër të qytetit të Pejës nga data 12 deri më 16 qershor dhe përkon me ditën e Çlirimit të Pejës./ KultPlus.com