22 Shtator, 2019 - 9:00 pm
“Me këtë vepër përpara lexuesit tonë vizatohet e plotë fuqia kolektive e një popullsie heroike, të talentuar, jashtëzakonisht vitale, të zgjuar, aktive, plot kolorit”, kështu mjeshtri i letrave Ismail Kadare e ka vlerësuar librin e Fatos Mero Rrapajt, “Këngë Popullore nga Çamëria”, shkruan KultPlus.com
Ky libër ka për botues Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.
Ai do të promovohet në Kosovë në Biblotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” më 24 shtator me fillim nga ora 17:00.