23 Tetor, 2022 - 10:30 pm
Të martën më 25 tetor, nga ora 17:00, në ish-objektin e bibliotekës ‘Hivzi Sylejmani’ në Prishtinë, do të promovohet libri ‘Kinematë e humbura të Mitrovicës’ të autores Nora Prekazi, përcjell KultPlus.
Ky libër sjell pas vetes 25 rrëfime personale të qyetarëve të Mitrovicës si dhe paraqet të kaluarën e bujshme të jetës kulturore në këtë qytet
Të ftuar në panelin diskutues do të jenë: Melihate Qena, Sadedin Prekazi, Merishahe Syla(moderatorë), dhe autorja e librit Nora Prekazi.
Ky projekt është mbështetur nga MKRS, në kuadër të thirrjes për projekte individuale./KultPlus.com