21 Tetor, 2018 - 5:35 pm
“Tetëdhjetë Vjet Tregime”, është një autobiografi kolektive e autores Ajten Pllana, e cila në tetëdhjetë vjetorin e lindjes del përpara opinionit tonë me librin e saj të parë që përmbanë pikërisht tetëdhjetë tregime. Duke rrëfyer në mënyrë kryekëputë dokumentare përvojat e veta nga fëmijëria dhe rinia në Shkup dhe rreth dyzet vjetët e veta si mësuese e shkollës fillore ‘Vuk Karaxhiq’, tani ‘Elena Gjika‘ në Prishtinë, ajo befason me dromca jete që sjellin imazhe të tretura nëpër kohë duke rikrijuar pamje e ndjesi mbresëlënëse.
Publikimi i shtëpisë botuese “Koha” me tregimet e Ajten Pllanës ndriçon jo vetëm jetën e saj, por edhe atë të bashkëkohësve të saj nëpër breza të ndryshëm, duke rikrijuar realitetin e jetës në rajon. Si autobiografi, këto tregime kanë për thelb kujtimet e vjetra të cilat ngjallin dhe sigurojnë kontekstin historik që mund t’a shijojnë brezat tonë që po rriten duke ecur dritëhijeve të identitetit tonë kolektiv.
Promovimi i këtij libri do të bëhet në ‘Soma Book Station’ të hënën, më 22 tetor 2018 në orën 18:00./KultPlus.com