29 Shtator, 2018 - 10:30 pm
Disa thënie për motrën.
Jeta është siç e bën. Pavarësisht gjithçkaje, ke për t’i prishur gjërat ndonjëherë, është një e vërtetë universale. Por pjesa e mirë është se e vendos vetë se si do të ngatërrohesh. Vajzat do të jenë shoqet e tua ose gjithsesi do të sillen në këtë mënyrë. Por thjesht kujto, disa vijnë e disa ikin. Ata që qëndrojnë me ty pavarësisht të gjithave, janë miqtë e tu të vërtetë. Mos i lër të ikin. Dhe kujto, motrat janë mikeshat më të mira në botë! Sa për të dashurit, edhe ato vijnë e ikin. Dhe zemër, e urrej ta them, por shumica prej tyre, në fakt pak a shumë të gjithë do të ta thyejnë zemrën. Por ti nuk mund të dorëzohesh sepse në qoftë se e bën, nuk do e gjesh kurrë shpirtin tënd binjak. S’do ta gjesh kurrë atë që të bën të ndjehesh e plotë dhe që bën çdo gjë për ty. Vetëm se dështove një herë, nuk do të thotë se do të dështosh gjithmonë. Vazhdo përpiqu, shtrëngohu fort dhe gjithmonë ki besim tek vetja jote, sepse në qoftë se nuk e ke ti, kush do ta ketë tjetër e dashur? Kështu që mbaje kokën lart, mbaje mjekrën lart dhe ç’ është më e rëndësishmja, vazhdo të qeshësh, sepse jeta është diçka e bukur dhe ka shumë për të buzëqeshur!
― Marilyn Monroe
Motra! Ajo është pasqyra jote, dëshmitarja jote. Është ajo që të shikon në të mirë e në të keq, por të do po njëlloj. Ajo është aleati yt, shoqëruesi yt në netët e gjata, dikush që e kupton që ti je duke buzëqeshur, madje edhe në errësirë. Ajo është mësuesja jote, avokatja e të drejtave të tua, agjenti yt personal i shtypit, mund të jetë edhe psikologja jote. Por ndonjëherë, ajo mund të jetë arsyeja pse t’i do të dëshiroje të ishe një fëmijë i vetëm:)
― Barbara Alpert
Mund të jeni të ndryshme si dielli dhe hëna, por i njëjti gjak rrjedh në zemrat tuaja. Ti ke nevojë për të, po ashtu si dhe ajo ka nevojë për ty…
– George R.R. Martin, A Game of Thrones
Ne përqafohemi, por aty nuk ka lot. Për çdo gjë të tmerrshme që mund të jetë thënë ose bërë, ajo prapë është motra ime. Prindërit vdesin, fëmijët rriten dhe martohen, por motrat janë përjetë. Ajo është personi i vetëm në botë që ndan me mua kujtimet e fëmijërisë, të prindërve tanë, Shangait tonë, përpjekjet tona, pikëllimet tona, dhe po, edhe momentet tona të lumturisë dhe të triumfit. Motra ime është personi i vetëm që mbase më njeh me të vërtetë, ashtu si dhe unë njoh atë. Gjëja e fundit qe May më tha është: “Kur flokët tona të jenë të bardhë, ne akoma do kemi dashurinë për njëra-tjetrën.”
― Lisa See, Vajzat nga Shanghai
Mund të mashtrosh gjithë botën, por kurrsesi motrën tënde!
― Charlotte Gray
Nëse ke një motër dhe ajo vdes, a mos vallë pushon së thani që ke një motër? Apo ti vazhdon të jesh njësoj një motër, edhe pse gjysma tjetër nuk është më?
― Jodi Picoult
Motrat i bëjnë kohët e këqija të duken të mira dhe kohët e mira të paharrueshme.
Rrënjët tona thonë që jemi motra, zemrat tona thonë që jemi mike.
Ti dhe unë jemi më shumë se sa mike. Jemi si një “bandë” e vogël.
Motrës time: Ti je mikja ime më e mira, gjysmë nënë dhe je e rëndësishme për mua, sa vetë bota.
Nëse nuk ke asgjë në jetë, përveç një motre që të do, atëherë je e pasur.
Nëse ngacmohesh me një motër të madh, dije që do të ketë një motër më të vogël, më të çmendur, me të cilën nuk do të doje kurrë të ngatërroheshe!/lexondryshe.com/Bota.al/ KultPlus.com