13 Gusht, 2018 - 8:30 pm
• Historia është një tërësi gënjeshtrash për të cilat është rënë dakord.
• Historia është version i ngjarjeve të së shkuarës për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord.
• Unë nganjëherë jam dhelpër, nganjëherë luan. I gjithë sekreti i të qeverisurit është të dish kur duhet të jesh dhelpër dhe kur luan.
• E adhuroj pushtetin. Por e adhuroj atë si një artist. E adhuroj siç e adhuron një artist violinën e tij, për të prodhuar prej saj tingujt, akordet dhe harmonitë.
• Nëse do më duhej të zgjidhja një fe, dielli si dhënës universal i jetës do të ishte zoti im.
• Nëse dëshiron që gjërat të bëhen mirë, bëji vetë.
• Nëse dëshiron të kesh një sukses, mos premto asgjë, mos shpall asgjë.
• E pamundura është një fjalë që mund të gjendet vetëm në fjalorët e budallenjve.
• Për të qeverisur nuk do të thotë të zbatosh një teori, por të ndërtosh me çfarëdo materiali që ke në duar.
• Në politikë… kurrë mos u tërhiq… kurrë mos u tërhiq… kurrë mos prano një gabim.
• Është kauza, nuk është vdekja ajo që e bën martirin.
• Njerëzit udhëhiqen më mirë nëpërmjet veseve të tyre se nëpërmjet virtyteve të tyre.
• Njerëzit nxiten vetëm nga dy shtysa: frika dhe interesi vetjak.
• Njerëzit i vlerësojnë vetëm nevojat – kurrë aftësitë.
• Muzika është zëri që na tregon se raca njerëzore është më e madhe se kujton.
• Fuqia është dashnorja ime. Unë jam përpjekur aq shumë që ta pushtoj atë sa të mos lejoj askënd të ma largojë.
• Opinioni publik është termometri të cilin një monark duhet ta shikojë rregullisht.
• Pasuria nuk është të kesh thesare, por të dish t’i përdorësh ata.
• Zakonisht betejat i fitojnë ushtarët, gjeneralët marrin lavdinë.
• Dhjetë njerëz që flasin bëjnë më shumë zhurmë se një mijë njerëz që heshtin.
• Mënyra më e sigurt për të mbetur i varfër është të jesh i ndershëm.
• Fitorja i takon atij që këmbëngul më shumë.
• Lufta është biznesi i barbarëve.
• Mënyra më e mirë për ta mbajtur fjalën është të mos e japësh atë. /KultPlus.com