19 Mars, 2025 - 11:27 pm
Ai nga i cili nga fëmijëria e di se puna është kusht i jetës, që e kupton vetë se buka nxirret me djersën e ballit, ai është i gatshëm për heroizëm, sepse në ditën dhe në orën që duhet, ai ka vullnet, guxim dhe forcë. – Jules Verne
Ai që bën planin e punës që do të kryejë, ka një veti që e nxjerr përtej edhe në çastet e vështira të jetës. – Viktor Hygo
Ai që dëshiron të hajë arrën, duhet të thyejë më parë lëvozhgën. – Plutarku
Ai që nuk punon, nuk ekziston. – Thënie Anonime
Ai që rron vetëm me shpresë, nga uria vdes. – Thënie Turke
Askush nuk ka të drejtë të më mësojë si do të jem i lumtur. – Immanuel Kant
Asnjë bletë punëtore nuk rri të dëgjojë këshillat praktike të një tartabiqi. – E. Haberd
Ata që përpiqen të bëjnë diçka dhe humbasin, janë më të mirë se ata që rastisin të bëjnë diçka pa u munduar tare. – Mark Twain
Atij puna s’i ka duk
Që e bën për me u duk. – Naim Frashëri
Bëhu më mirë murator nëse ke talent për këtë punë. – Nicolas Boileau
Frymëzimi është vëllai i punës. – Charles Baudelaire
Edhe toka më pjellore po të mos punohet, prodhon ferrat më të egra. – Anaxagoras
E vetmja rrugë që të çon te dituria është puna. – B. Shou
Buka s’bie nga qielli. – Thënie Italiane
Burrat e shtetit jani si kirurgët: gabimet e tyre janë vdekjeprurëse. – F. Moniak
Ç’do të ishte bota pa moralin e punës? Një grumbull kriminelësh, idealistësh dhe dembelësh. – Erich Maria Remarque
Dembelët e çdo lloji qofshin, janë gjithmonë njerëz mediokër. – Volteri
Dita pa punë të lodh më shumë se nata pa gjumë. – Thënie Arabe
Ditët e punës! Të vetmet ditë që kam jetuar! – P. Buast
Duhet ta ndërtosh jetën në mënyrë të tillë, që puna të jetë e domosdoshme. Pa punë nuk mund të ketë jetë të pastër e të gëzuar. – Anton Chekhov/ KultPlus.com