31 Gusht, 2022 - 10:00 am
Leon Tolstoi njihet si një shkrimtar dhe filozof rus, një mjeshtër i letërsisë realiste dhe një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të botës. Por pak prej nesh e dinë se ai qe një prej të parëve mbështetës të idesë që veprat e artit nuk duhet të jenë pronë private, por duhet t’i përkasin gjithë njerëzimit.
Refuzimi që i bënte kishës dhe shtetit e bënin atë një anarshist të veçantë kristian, që urrente pronën private, dënonte fort vanitetin dhe ishte një prej të parëve që refuzoi Çmimin Nobel në Letërsi.
Sonte, KultPlus ju sjell një nga thëniet më të famshme të Tolstoit.
“Kur të tradhtojnë është sikur t’i kishin prerë krahët. Ti mund ti falësh, mirëpo s’ke si i përqafon.”/ KultPlus.com