4 Dhjetor, 2022 - 7:21 pm
François-Marie Arouet që më pas u quajt “Dë Volter” ose Volteri, u lind më 21 nëntor 1694 dhe vdiq 30 Maj 1778, ishte bir i një noteri parisian. Nxënës i kolegjit jezuit “Luigji i Madh”, duke filluar nga viti 1704 ai shkroi vargjet e para dhe tragjedinë e tij të parë (të humbur) nëmoshën dymbëdhjetëvjeçare.
Duke lënë kolegjin më 1711, prirja e tij prej shkrimtari u ndal. Megjithëse i filloi studimet për drejtësi nën trysninë e të atit, i braktisi ato shumë shpejt. Një satirë kundër Regjencës së Filipit të Orleanit, që iu atribuua djaloshit të ri, i kushtoi një qëndrim prej njëmbëdhjetë muajsh në Bastijë. Gjashtë muaj pas lirimit, Volteri dorëzoi në teatër tragjedinë Edipi, që pati një sukses të madh dhe i dha emër si autor tragjik.
Më 1723, botimi i La Henriades, epope e ngjizur gjatë burgimit dhe kushtuar Francës së Hanrit III (që e kishte titulluar në fillim Liga ose Hanri i Madh), e bëri edhe më të famshëm. I kërcënuar më 1727 për t’u futur përsëri në burg për paturpësi të tepruar, shkrimtari parapëlqeu të emigronte në Angli.
Gjatë dy viteve që kaloi përtej Manshit, Volteri u interesua për teoritë e reja të Isak Njutonit mbi shkencat fizike dhe natyrore, si dhe për filozofinë politike të Xhon Lokut.
Volteri luftoi po ashtu për dinjitetin dhe lirinë e individit, në radhë të parë për vetveten: marrëdhëniet e tij me mbretin Frederiku II i Prusisë e bënë të besonte – por vetëm për një kohë – se një filozof dhe një monark absolut mund të flasin si i barabarti me të barabartin. Në betejën e tij kundër Kishës, u bind se një njeri nuk ka nevojë për bekimin e një prifti për t’iu njohur merita e tij.
Më 1791, revolucionarët mbartën triumfalisht eshtrat e filozofit – që ishte varrosur jashtë Parisit – në Panteon, në kishën e vjetër Sentë-Zhenevievë, e shndërruar në mauzole kushtuar “njerëzve të mëdhenj” të “atdheut mirënjohës”.
Thënie nga Volteri:
Unë nuk jam dakord me atë që thua, por do ta mbroj deri në vdekje të drejtën tënde që ta thuash!
Triumfi i vërtetë i arsyes është se ne aftëson të vazhdojmë rrugën me ata që nuk e kanë!
Ka njerëz që nuk mendojnë më thellë se një fakt!
Gjithkush që ka pushtetin të të bëjë të besosh absurditete ka pushtetin të të bëjë të marrësh përsipër padrejtësi!
Çdo gjë shumë koti për t’u thënë këndohet!
Me anë të vlerësimit, e bëjmë përsosmërinë e të tjerëve pronën tonë!
Qeveritë duhet të kenë edhe barinj edhe kasapë!
Kur bëhet fjalë për paratë, të gjithë kanë të njëjtën fe!
Paragjykimet janë ato që budallenjtë përdorin për arsye!
Nëse Perëndia nuk do të ekzistonte, do të ishte e nevojshme ta shpiknim!
Çdo njeri është fajtor për të gjitha të mirat që s’ka bërë!
Filozofia, vetëm filozofia, kjo motër e fesë i ka hequr besëtytnisë armët nga duart e gjakosura prej kohësh dhe tani që ka dalë
helmi, mendja e njeriut habitet me mynxyrat ku e kishte shpënë fanatizmi!
Toleranca nuk ka nxitur kurrë luftë civile, kurse mostoleranca e ka mbuluar tokën me gjak!
Gjykojeni një njeri më shumë nga pyetjet se sa nga përgjigjet e tij!
Zoti na e dha ne dhuratën e jetës; na takon ne t’ia japim vetes dhuratën e të jetuarit mirë!
Vlerësimi është një gjë e mrekullueshme: Kjo e bën atë që është e shkëlqyer tek të tjerët të na përkasë edhe neve!
Çdokush që ka fuqinë për të të bërë ty të besosh në absurditete, e ka fuqinë të të bëjë që ti të kryesh padrejtësi!
Në përgjithësi, arti i qeverisjes përbëhet nga marrja e sa më shumë parave që të jetë e mundur nga një klasë e qytetarëve për t’ia dhënë një tjetre!
Unë kurrë nuk kam bërë lutje për Zotin, përveç njërës shumë të shkurtër: “O Zot, bëji armiqtë e mi qesharakë.” Dhe Zoti ma dëgjoi!
Është e ndaluar për të vrarë; prandaj të gjithë vrasësit ndëshkohen, përveç nëse ata vrasin në numër të madh dhe nën tingujt e borive!
Jeta është e mbjellë dendur me gjemba, dhe unë nuk di asnjë mjet tjetër përveçse të kaloj shpejt nëpër to. Sa më gjatë të ndalemi në fatkeqësitë tona, aq më e madhe është fuqia e tyre për të na dëmtuar!
Zoti është një komedian, duke luajtur ndaj një audience që ka shumë të frikësuar për të qeshur!
Nga të gjitha fetë, e krishtera sigurisht duhet të frymëzojë tolerancën më të madhe, por deri tani të krishterët kanë qenë më intolerantët e të gjithë njerëzve!
Është e vështirë t’i çlirosh budallenjtë nga zinxhirët të cilët ata i adhurojnë!
Të gjitha arsyetimet e burrave nuk janë me vlerë sa një ndjenjë e grave!
Çfarë është toleranca? Është pasojë e njerëzimit. Ne jemi të formuar të gjithë nga dobësia dhe gabimi; le të falim të gjithë ne
reciprokisht marrëzinë e njëri-tjetrit – ky është ligji i parë i natyrës!
Unë i urrej femrat, sepse ato gjithmonë i dinë gjërat se ku janë!
Burri i cili vendos të befasojë papritur gruan e tij shumë shpesh e ka befasuar veten!
Është e rrezikshme të kesh të drejtë në çështjet në të cilat autoritetet e kohës janë gabim!
Arti i qeverisjes është për të bërë dy të tretat e një kombi të paguajnë gjithçka që ata mund të paguajnë, për të mirën e një të tretës tjetër!
Nuk është e mjaftueshme të shohim dhe të njohim bukurinë e një vepre. Ne duhet ta ndjejmë dhe të prekemi prej saj!
Për të patur sukses në botë nuk është e mjaftueshme të jesh budalla, duhet gjithashtu të jesh i sjellshëm!
Është më mirë të rrezikosh shpëtimin e një njeriu fajtor sesa të dënosh një njeri të pafajshëm! /KultPlus.com