Çfarë na këshillon zëshëm, gjigandi i filmit pa zë, Çarli Çaplin?!

12 Prill, 2025 - 8:31 pm

Nga Albert Vataj

Asgjë nuk është e përjetshme në këtë botë, madje as problemet tona.

Më pëlqen të eci në shi, sepse askush nuk mund t’i shohë lotët e mi.

Dita më e humbur në jetë është dita kur nuk qeshim.

Gjashtë mjekët më të mirë në botë… rrezet e diellit, pushimi, ushtrimi, dieta, vetëvlerësimi dhe miqtë.

Mbani ato në të gjitha fazat e jetës tuaj dhe shijoni një jetë të shëndetshme…

Nëse shihni hënën, do të shihni bukurinë e Zotit.

Nëse shihni diellin do të shihni fuqinë e Zotit..

Nëse shiheni në pasqyrë, do të shihni krijimin më të mirë të Zotit.

Besojeni atëherë.

Ne jemi të gjithë turistë, Zoti është agjenti ynë i udhëtimit që tashmë ka bërë itineraret, rezervimet dhe përcaktuar destinacionet tona…

Besoni atij dhe shijoni jetën tuaj.

Jeta është vetëm një udhëtim!

Jetoni sot!!!!/ KultPlus.com

Të ngjajshme