2 Korrik, 2024 - 11:12 pm
Thënie nga Ernest Hermingway
-Ekzistojnë dy lloje të njerëzve: ata me të cilët lidhesh lehtë por edhe lehtë rrinë pa ta, dhe ata me të cilët është vështirë të lidhesh, por e pamundur të rrish pa ta!
– Një njeri inteligjent ndonjëherë detyrohet të dehet dhe të shpenzojë kohë me budallallekun e tij.
– Njeriu nuk është ndërtuar për t’u mposhtur. Njeriu mund të shkatërrohet, por jo të mposhtet.
– Lumturia te njerëzit inteligjent është gjëja më e rrallë që e kam parë.
– Cilat gjëra e dëmtojnë një shkrimtar? Politika, gratë, pijet, paratë, ambicia. Por një shkrimtar e dëmtojnë edhe mungesa e politikës, grave, pijeve, parave dhe ambicies.
– Shkruani kur jeni të dehur, modifikojeni kur jeni esëll.
– Lumturia nuk është asgjë tjetër përveç se shëndeti i mirë dhe memoria e keqe.
– Ka gjëra më të këqija se lufta: tradhtia, egoizmi dhe frika.
-Nuk është vështirë ta menaxhoni jetën kur nuk keni asgjë për të humbur.
– Mënyra më e mirë për ta zbuluar nëse mund t’i besoni dikujt, është duke i besuar atij/asaj./ KultPlus.com