5 Tetor, 2022 - 2:30 pm
Në vijim, do të gjeni disa nga shprehjet më të bukura për mësimdhëniet dhe… pse Mësimdhënia është art dhe të tillë e bën vetëm mësuesi.
“Ata që dinë, bëjnë. Ata që kuptojnë, japin mësim.” (Aristoteli)
“Unë kurrë nuk i mësoj nxënësit e mi; Unë vetëm përpiqem të siguroj kushtet në të cilat ata mund të mësojnë.” (Albert Ajnshtajni)
“Edukimi nuk është mbushja e një gotë bosh, por ndezja e zjarrit”. (W.B. Yeats)
“Unë nuk mund t’i mësoj askujt asgjë, unë vetëm mund t’i bëjë ata të mendojnë.” (Sokrati)
“Unë nuk mund të jem mësues, pa e njohur vetveten.” (Paulo Freire)
“Mësuesi i vërtetë mbron nxënësit e tij kundër ndikimit të tij personal.” (Amos Bronson Alcott)
“Në një shoqëri krejtësisht racionale, më të mirët do të ishin mësues dhe pjesa tjetër prej nesh do të duhej të vendoste për diçka tjetër”. (Lee Iacocca)
“Mësuesi jo i mirë, thjesht tregon. Mësuesi i mirë shpjegon. Mësuesi profesionist inspiron.” (William Arthur Ward)
“Mësuesit më të mirë janë ata që ndryshojnë mendim.” (Terry Heick)
“Mësuesi i mirë është si qiriri – konsumon veten për t’i ndriçuar rrugën të tjerëve.” (Mustafa Kemal Atatürk)
“Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë“ (Konfuci)
“Një mësues i mirë është si një qiri: Ai konsumon vetveten për t`ua ndriçuar rrugën të tjerëve.” (Anonime)
“Mësuesi prek përjetësinë. Kurrë nuk mund të thuhet se ku përfundon influenca e tij“. (Henry Adams)
“Mësuesi është përhapësi i dritës“ (Luigj Gurakuqi)
“Secila fjalë që flet mësuesi duhet të jetë mësim; secili hap që bën ai duhet të jetë shembull i mirë“ (Jean-Baptiste de La Salle)
“Shkolla vlen aq sa vlen arsimtari i saj“ (Fridrih Adolf Vilhelm Disterveg)
“Mësuesit më të mirë mësojnë nga zemra e jo nga libri“(Anonime)
“Kush guxon të japë mësim, kurrë nuk duhet të pushojë së mësuari“. (John Cotton Dana)
“Mësuesi është ai që të hap derën, në të cilën ti duhet të hysh vet.” (Kineze)
“Është arti suprem i mësuesit, të ngjallë kënaqësi në shprehjen kreative dhe dituri”. (Ajnshtajn)
“Mësuesi gjithmonë fillon me gjetje gabimesh. Por nxënësi shikon merita pozitive në gjithçka”. (George Vilhelm Fredrih Hegel)
“Teknologjia është vetëm mjet. Për të bërë që fëmijët të punojnë së bashku dhe të motivohen, mësuesi është më i rëndësishmi”. (Bill Gates)
“Mësimdhënia nuk është një art i humbur, por respektimi i saj është një traditë e humbur”. (Jacques Barzun)
“Mësimdhënia është forma më e lartë e të kuptuarit.” (Aristoteli)
“Mësimdhënia është profesioni ndoshta më i çmuar, më i dobishëm për bashkësinë dhe ka ndikim më të madh në lumturinë e përbashkët“- Etiene Cabe
“Një mësimdhënia e mirë ndahet në ¼ përgatitje dhe ¾ improvizim.” (Gail Goldwin)
“Armiku më i keq është mësuesi yt më i mirë.” (Buda)
“Detyra e një mësimdhënësi është t’i mësojë nxënësve të njohin karakterin e tyre.” (Joseph Campbell)
“Arti i mësimdhënies është të dish të sugjerosh.” (Henri-Frédéric Amiel)
“Mësimdhënia demonstron që diçka është e mundur. Mësimi të ndihmon ta bësh të mundur për veten tënde.” (Paulo Coelho)
“Mund t’i mësoj dikujt gjithçka që di, por vetëm eksperienca do ta bindë për vërtetësinë e atyre që i ke mësuar.” (Richelle E. Goodrich)
“Nuk ka dështime. Vetëm mësime.” (Robert Allen)
“Shenja më e madhe e suksesit për një mësues është ata mund të thonë: Nxënësit po punojnë sikur unë të mos ekzistoja.” (Maria Montessori)
“Pyetja që duhet të shtrohet është “Si mund të mësojnë më mirë?” dhe jo “A mund të mësojnë?” (Jaime Escalante)
“Mësimdhënësit e mirë janë ata që të tregojnë se ku duhet të shohësh por jo se çfarë duhet të shohësh.” (Alexandra K. Trenfor)
“Nëse një nxënës nuk mëson me mënyrën që ne shpjegojmë, ndoshta duhet të mësojmë të shpjegojmë në mënyrën që ato mësojnë.” (Ignacio ‘Nacho’ Estrada)
“Synimi i jetës është të zbulosh dhuntinë tënde. Qëllimi i saj është ta ndash me të tjerët.” (Pablo Picasso)
“Nëse do të krijoni statuja për njerëzit e rëndësishëm, krijoni për mësuesit. Ata janë heronjtë e shoqërisë tonë.” (Guy Kawasaki) /KultPlus.com