Migjeni: Ambëlsinën e jetës kërko ta gjesh se e hidhuna e jetës vjen vetë

13 Tetor, 2024 - 7:30 pm

Millosh Gjergj Nikolla i njohur më shumë përmes nofkës Migjeni, ka qenë një poet dhe prozator i shquar shqiptar. Migjeni konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të lexuar e më të rëndësishëm të letërsisë shqipe të shekullit të 20-të. Për epokën ishte një zë krejtësisht novator nga brendia dhe forma. Ndikimi i tij mbi letërsinë shqipe të kohës ishte i madh.

Migjeni:

Mjerimi s’do mëshirë, do vetëm të drejtë.
Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi
Shpresa vdes e fundit, prandaj falim e shpresojmë.
Përditë shoh qartë e ma qartë dhe vuej thellë e ma thellë.
Ambëlsinën, ambëlsinën e jetës kërko ta gjesh se e hidhuna e jetës vjen vetë./KultPlus.com

Të ngjajshme