‘Mos harro se vepra dhe fjala të bëjnë dhe të zhbëjnë njëlloj’

21 Janar, 2025 - 11:25 pm

Thënie nga Sokrati:

• Urtësia fillon në mrekulli!

• Jam më i dituri ndër të gjallët, se e di një gjë, e di se nuk di asgjë.

• Ka vetëm një të mirë: dituria. Dhe vetëm një të keqe: padituria!

• Mos u ngut të zësh miq, por, kur t’i zësh, mos i braktis!

• Ai që dëshiron ta ndryshoje botën, fillimisht duhet të ndryshojë veten e tij!

• Për ta gjetur vetveten, mendoni për vetveten!

• Nuk jam as athinas, as grek, jam qytetar i botës!

• Ruaje emrin si thesarin tënd më të shtrenjtë, sepse besueshmëria është si zjarri; po ta kesh ndezur, e ke të lehtë ta ruash, por, po ta shuash, të bie barra e rëndë ta ndezësh prapë!

• Fitimi i emrit përkthehet në përpjekjet për të qenë çka dëshiron!

• Gjithë shpirtrat e njerëzve janë të pavdekshëm, por shpirtrat e të drejtëve janë edhe të pavdekshëm, edhe hyjnorë!

• Lëviz vetë, përpara se të lëvizësh botën!

• Për sa i përket martesës ose beqarisë, vendos vetë, o njeri, por ta dish mirë se ke për t’u penduar!

• Martohu, patjetër. Po të ra gruaja e mirë, do të jesh i lumtur; po të ra e keqe, do të bëhesh filozof!

• Arrita në përfundimin se nuk ishte mençuria ajo që u dha mundësi poetëve të shkruanin poezi, por një lloj instinkti apo frymëzimi, si ai që hasim tek orakujt dhe profetët, të cilët i përcjellin mesazhet e tyre të larta pa e ditur fare kuptimin e tyre.

• Ruaju nga shterpësia e jetës së ngarkuar me punë!

• Kur përfundon rrahja e mendimeve, shpifja bëhet vegël në duart e humbësit!

• Mos harro se vepra dhe fjala të bëjnë dhe të zhbëjnë njëlloj!

• Kush lëndohet nuk duhet të hakmerret duke lënduar, sepse kurrë nuk është e drejtë të bësh padrejtësi; dhe nuk është e drejtë të hakmerresh duke lënduar, as t’i bësh keq tjetrit, sado të të ketë munduar!

• Të këqijtë jetojnë për të ngrënë dhe për të pirë, ndërsa të mirët hanë dhe pinë për të jetuar!

• Mos i quaj besnikë ata që të lëvdojnë fjalët dhe veprat, por ata që me përzemërsi të qortojnë për gabimet!

• I ndershmi mbetet gjithmonë fëmijë!

• Sot fëmijët janë tiranë. Ata kundërshtojnë prindërit, luajnë me bukën e gojës dhe u marrin shpirtin mësuesve të tyre!

• Lehtë mund të falim një fëmijë që ka frikë nga errësira. Tragjedia e vërtetë e jetës është kur njerëzit kanë frikë nga drita!

• Shikoni, sekreti i lumturisë nuk mund të gjenden në të kërkuarit shumë e më shumë por në zhvillimin e kapaciteteve për t’u kënaqur më pak!

• Vërtetë, isha aq i ndershëm, sa nuk pranova të bëhesha politikan dhe të jetoja njëherësh!

• Mençuria fillon nga habia!

• Nuk është me rëndësi vetëm të jetuarit, por edhe rregullat se si jeton!

• Mos harro se asgjë nuk është e qëndrueshme në marrëdhëniet njerëzore; prandaj shmang ngazëllimin e pavend që vjen nga begatia, ose brengën e pavend që vjen nga mjerimi!

• Mos i zër miqtë me lajka, por duke u dhënë dhurata të prekshme dashurie!

• Kur njerëzit mashtrohen dhe mbrujnë mendime që e tejkalojnë të vërtetën, atëherë kuptohet se gabimi ka hyrë në kokën e tyre përmes një lënde të ngjashme me të vërtetën!

• Ora e ndarjes arriti, secili nga ne duhet të ndjekë udhën e vet – unë duhet të vdes, kurse ju duhet të jetoni. Vetëm Zoti e di cila nga këto udhë është më e mira!

• Nëse njeriu krenohet me pasurinë e tij, nuk duhet të lëvdohet, deri sa të merret vesh se si e shfrytëzon atë!

• Vdekja mund të jetë bekimi më i madhërishëm njerëzor.

Të ngjajshme