9 Shkurt, 2024 - 11:32 pm
27 thënie frymëzuese:
1. Lumturia qëndron për ata që qajnë, që lendohen, ata që kanë kërkuar dhe kanë tentuar, sepse vetëm ata mund ta vlerësojnë rëndësinë e njerëzve të cilët e kanë prekur jetën e tyre.
– Viktor Hygo
2. Suksesi dhe lumturia ju falen vetëm nëse me zemërgjerësi pranoni ta ndani atë me të tjerët. Mirëpo, për të qenë i lumtur, është esenciale të mos shqetësohesh me të tjerët. Si pasojë e kësaj, nuk ekziston ndonjë shpëtim. I lumtur dhe i gjykuar, ose i falur dhe i mjerë.
– Albert Camus
3. Hidhërimi jep thellësi, lumturia lartësi. Hidhërimi jep rrënjë, lumturia degë. Lumturia është sikur një pemë që shkon lart në qiell, ndërsa hidhërimi sikur rrënjët, që shkojnë thellë në tokë. Të dyja janë të nevojshme sepse sa më lart që shkonë një pemë, aq më thellë nguliten rrënjët e saj, njëkohësisht. Sa më e madhe pema, aq më të mëdha janë rrënjët e saj. Në fakt, këto gjithmonë janë në proporcion. Ky është balanci.
– Osho
4. Secili moment i lumturisë kërkon një sasi të madhe të injorancës.
– Honoré de Balzac
5. Lumturia është atëherë kur ajo që e mendon, ajo që e thua dhe ajo që e bën, janë në harmoni.
– Mahatma Gandhi
6. Lumturia tek njerëzit inteligjent është gjëja më e rrallë që e shoh.
– Ernest Hemingway
7. Unë nuk jam krenar por jam i lumtur, dhe lumturia, mendoj, verbon më shumë se krenaria.
– Alexandre Dumas
8. Të qenurit budalla, vetiak dhe të gëzoshë shëndet të mirë, janë tre kushtet për të qenë i lumtur, megjithëse nëse budallaku mungon, gjithçka humbet.
– Gustave Flaubert
9. Një arsye përse zogjtë dhe kuajt nuk janë të palumtur, është se ata nuk po përpiqen t’u bëjnë përshtypje zogjve dhe kuajve të tjerë.
Dale Carnegie
11. Nuk është as pasuria e as shkëlqimi, por qetësia dhe përkushtimi me të cilin fal lumturi.
— Lucille Ball
12. Kur një derë lumturie mbyllet, një tjetër hapet, por shpesh ne e mbajmë shikimin shumë gjatë te dera e mbyllur dhe nuk e shohim derën e hapur para nesh.
— Helen Keller
12. Është një fillim i mbarë, nëse je në gjendje të kuptosh se çfarë të bën të lumtur.
— Lucille Ball
13. Lumturia është në mendje. Zakonisht, njerëzit janë aq të lumtur sa ndihen me mendjen e tyre
― Abraham Lincoln.
14. Nuk ka kohë për të parë anën e mirë nëse vazhdimisht shikon vetëm të keqen
― Jimmy Buffett
15. I vetmi gëzim i madh në botë është të rifillosh
— Cesare Pavese
16. Ne të gjithë kemi pengesa dhe probleme, por disa prej nesh shohin yjet
― Oscar Wilde
17. Numëro vitet nga miqtë, jo nga ditëlindjet. Numëro buzëqeshjet, jo lotët” ― John Lennon
18. Nëse shpenzon gjithë jetën duke pritur stuhinë, nuk do të kënaqesh kurrë me diellin.
— Morris West
19. Nëse po e lexon këtë … urime, je gjallë. Nëse nuk ka diçka rreth e rrotull që të bën të qeshësh, atëherë nuk e di çfarë mund ta bëjë këtë
― Chad Sugg
20. Nuk mund të jesh i lumtur ndërsa je shpeshherë i mërzitur
― Lauren Oliver
21. Lumturia nuk është pushtet parash, ajo qëndron te kënaqësia e arritjeve dhe te përpjekjet për punët krijuese
— Franklin D. Roosevelt
22. Mos prit që të tjerët të jenë të lumtur për ty. Çdo copëz lumturie që fiton, shijoje me veten.
— Alice Walker
23. Një pesimist shikon vështirësitë në çdo mundësi që i jepet, ndërsa një optimist shikon mundësi në çdo vështirësi.
― Winston Churchill
24. Të gjithë në brendësi kemi disa luledielli.
― Allen Ginsberg
25. Nëse buzëqesh edhe kur je vetëm, atëherë me të vërtetë ia ke dalë të jesh i lumtur.
― Andy Rooney
26. Për çdo minutë që je i mërzitur, humbet 60 sekonda lumturie.
― Ralph ëaldo Emerson
27. Nuk është as pasuria e as shkëlqimi, por qetësia dhe përkushtimi me të cilin fal lumturi.
— Lucille Ball /KultPlus.com