‘Nëse kërkon, do gjesh’ 12 thënie filozofike nga Platoni

19 Mars, 2025 - 8:58 pm

Thënie nga Platoni:

1Mendimi është dialog i shpirtit me veten e tij

2. Muzika është për shpirtin, ndërsa palestra për trupin

3. I mençuri gjithmonë dëshiron të shoqërohet me persona më të mirë se vetja

4. E vërteta nuk ekziston te njërëzit, kërkojeni atë në objekte. Këtu Platoni do të thotë se e vërteta ekziston pavarësisht mendimeve, opinioneve. Ajo gjendet jashtë asaj që njerëzit besojnë.

5. Të gjithë mund të bëjnë keq, por nuk munden të bëjnë mirë të gjithë

6. Mëso të vdesësh, që të mësosh të jetosh më mirë

7. Nëse kërkon, do gjesh

8. Të rinjtë duhet t’i shmangen verës (pijes), pasi është gabim t’i shtosh zjarrit zjarr

9. Muzika i jep shpirt universit

10. Të diturit se çfarë ndodh në të vërtetë shkakton dhimbje

11. Objekti (materiali) është kopje jo perfekte, e asaj që vërtetë ekszisron

(Për Platonin matreialet janë iluzion)

12. I mençuri e di se çelësi ndodhet te pyetjet/ KultPlus.com

Të ngjajshme