16 Qershor, 2023 - 8:31 pm
Thënie nga Miguel de Cervantes
“Gënjeshtra zakonisht shkatërron miqësinë, kurse e vërteta dashurinë.”
“S’ka plaçkë më të lirë se lajkat.”
“Ai që do të shtiret budalla duhet që të mos jetë i tillë.”
“Ku mbretëron mjerimi nuk mund të ketë liri.”
“Nuk është punë që të nderon, t’ia hedhësh atij që të beson.”
“Smirë, rrënjë e të mirave të pafundme, brejtës i të gjitha virtyteve.”
“Nëse xhelozia është një shenjë dashurie, atëherë është si gripi për të sëmurin, që është një shenjë jete, por një shenjë e një jete të sëmurë.”
“Kush vlen më shumë, duhet të bëjë më shumë.”
“Ruaju demit përballë, gomarit nga pas dhe priftit nga të gjitha anët.”
“Është në karakterin natyror të femrave: të injorojnë ata që i duan e të duan ata që u injorojnë.” / KultPlus.com