8 Nëntor, 2024 - 10:15 pm
1.Kur fëmijës , pasi është rritur ca, i duhet ndërprerë qumështi i nënës, ajo virgjërisht e fsheh gjirin, dhe atëherë fëmija s’ka më nënë. Lum ai fëmijë që nuk e ka humbur nënë tjetërsoj!
2.Poeti është gjeniu i të rikujtuarit.
3.Të marrësh besimin do të thotë të lësh arsyen.
4.Ankthi është marramendja e lirisë.
5.Është kaq e vështirë të besojmë, sepse është kaq e vështirë të bindemi.
6.Është krejt joproduktive të grindem me botën, po ashtu të grindem me veten nganjëherë është joproduktive.
7.E çfarë është poeti? Një njeri i palumtur që e fsheh ankthin e pafund në zemrën e tij, por buzët e të cilit janë formuar në atë mënyrë që psherëtimat dhe qarjet të tingëllojnë si një muzikë e bukur.
8.Tirani vdes dhe sundimi i tij mbaron. Martiri vdes dhe sundimi i tij fillon.
9.Ka, siç dihet, disa insekte të cilat vdesin në momentin që pjellin. Kështu është me të gjitha gëzimet: çasti më i hatashëm e më i lartë i gëzimit është i shoqëruar nga vdekja.
10.Të guxosh do të thotë të harrosh për momentin drejtpeshimin. Të mos guxosh do të thotë të humbësh vetveten.
11.Filozofia shkon më larg. Teologjia, e lyer dhe e pudrosur, rri në dritare duke lypur favoret e filosofisë, tek i ofron hiret e veta.
12.Absurdi përshenjon themelin e besimit, fillesën e kërcimit të besimit, meqë njëherazi përshenjon mospërputhjen midis rendit të Krijuesit dhe redit të krijesës.
13.Hiqjani paradoksin një mendimtari dhe do të fitoni një profesor.
14.Lutja nuk ndikon tek Zoti, por ndikon te ai që lutet.
15.Lum kush mund të vdesë në një mënyrë të atillë që shtrati i tij i vdekjes, në çastin që trupi hiqet s’andejmi, të duket edhe më i këndshëm se djepi i një fëmije. / KultPlus.com