16 Tetor, 2022 - 12:00 pm
Një shkrimtar, poet dhe dramaturg nga Irlanda ka lindur më 16 tetor të vitit 1854, për t’u lexuar botërisht. Oscar Wilde sot do të festonte datëlindjen e tij, shkruan KultPlus.
Wilde lindi në Dublin dhe studioi në kolegjin “Trinity” dhe në Oksford u morr me shkencat klasike. Ishte përkrahës i dogmës ‘’arti për artin’’. Pavarësisht se kjo dogmë takoi shumë kundërshtarë, u bë shpejt e famshme dhe shumë e kërkuar nga ciklet letrare. Veprimtaria e tij e shkëlqyer ndërpritet në vitin 1895, ku dënohet për dy vjet me punë të detyrueshme për shkak të homoseksualizmit, ku në atë kohë ishte diçka e paligjshme. Oscar del nga burgu në vitin 1897 dhe jeton në Paris deri kur vdiq, shumë i varfër dhe i braktisur.
KultPlus sjell disa nga thëniet e Oscar Wilde në datëlindjen e tij:
Të moshuarit besojnë se dinë, të moshës mesatare dyshojnë se dinë, të rinjtë mendojnë se i dinë të gjitha.
Përvoja është emri që u japim gabimeve tona.
Askush nuk është aq i pasur, sa të mund të blejë të kaluarën e vet.
Pas gotës së parë, i shikon gjërat ashtu siç do të doje të ishin. Pas gotës së dytë, i shikon gjërat ashtu siç nuk janë. Në fund i shikon gjërat ashtu siç janë në realitet, dhe kjo është gjëja më e shëmtuar në botë
Dallimi i vetëm ndërmjet shenjtorit dhe mëkatarit është që çdo shenjtor ka një të kaluar dhe çdo mëkatar një të ardhme.
Gratë adhurojnë kur bien në dashuri, por kur humbasin adhurimin e tyre, ato humbasin gjithçka.
Burrat gjithmonë duan të jenë dashuria e parë e një gruaje – gratë duan të jenë romanca e fundit e një burri.
Asnjë artist i madh nuk i sheh ndonjëherë gjërat si ato janë në të vërtetë. Nëse ai e bën këtë, ai do të jetë më artist.
Fytyra e njeriut është autobiografia e tij. Fytyra e një gruaje është vepra e saj artistike.
Dallimi në mes letërsisë dhe gazetarisë është se gazetaria është e palexueshme dhe letërsia nuk lexohet./KultPlus.com