28 Korrik, 2023 - 4:30 pm
Letërsia s’është prirje, por mallkim, që ta dini. Kur fillon ta nxjerr kokën ky mallkim? Herët, tmerrësisht herët, në një periudhë të jetës kur duhet të kishim ende të drejtë të jetonim të qetë e në harmoni me zotin e me Gjithësinë.
Filloni ta ndieni veten të veçuar, në kundërshtim me të tjerët dhe i pakuptuar nga ata, nga njerëzit e zakonshëm e për së mbari; humnera e ironisë, e dyshimit, e kontradiktave, e njohjes, e ndjenjave që ju ndan nga njerëzit, thellohet shumë e më shumë, ndiheni i vetmuar dhe tani s’ka më mundësi marrëveshjeje. Çfarë inati! Sidomos po të supozosh që zemra ju ka mbetur aq e gjallë, dhe aq dashuruese sa t’ia ndiejë tmerrin!… Vetëdija për vlerën tuaj ndizet, sepse e ndieni veten të shënuar në ballë mes një mijë të tjerëve dhe e kuptoni që kjo s’i shpëton kujt…/Hejza / KultPlus.com