10 Korrik, 2021 - 9:00 pm
“Teoria komuniste mund të përmblidhet në një fjali të vetme: zhdukja e pronës private” – Karl Marks
Bota po përballet me papunësi, zhvlerësim mallrash, rrudhjen e klasës së mesme, apo migrimet masive. Studiuesit, politikanët, ekonomistët kërkojnë zgjidhje. Por, përballë situatës kaotike globale, ekonomisti më i lexuar në kolegjet e Shteteve të Bashkuara është… Karl Marksi.
Ai ishte filozofi më me influencë që ka pasur ndonjëherë Gjermania. Karl Marks lindi më 5 Maj 1818 në Trier, një qytet i vogël gjerman pranë Moselit. Që në vitet e rinisë, Marks luftoi për idetë liberale të kohës së tij. Për këtë arsye atij i duhej të shkonte në ekzil, fillimisht në Paris, pastaj në Londër. Në Angli, ai ishte mjaft i interesuar për kushtet e punës së punëtorëve, që atëherë në fillesën e kapitalizmit shtypeshin e punonin në kushte të vështira.
Denoncimi që Marksi bëri në “Manifestin komunist”, për efektet anësore të kapitalizmit, po studiohet sot gjerësisht në vendi ku lindi kapitalizmi, madje shumë më dendur se autori kryesor i kapitalizmit.
“Manifesti Komunist” i Marksit rezulton teksti që udhëheq klasifikimin e teksteve që po mësohen më shumë, në kurset universitare amerikane, sipas të dhënave të regjistruara nga Open Syllabus.
Ky është një projekt që mbledh të dhëna për gazetën e financave MarketWatch.
Sipas të njëjtës renditje, në vendin e dytë renditet e “Pasuria e kombeve” me autor Adam Smith, i konsideruar si themeluesi i kapitalizmit. Por, studimi i veprës së tij është sa gjysma e Marksit, në matje. Ndërsa në vend të tretë është ekonomisti kontemporan, Paul Krugman.
“Lira e njeriut të lirë është shkaku i shtypjes së skllevërve” – Adam Smtih / Konica.al / KultPlus.com