20 Tetor, 2023 - 11:15 pm
Naim Frashëri ka qenë poet dhe shkrimtar shqiptar, një nga përfaqësuesit më të shquar të Rilindjes Kombëtare dhe figura qendrore e letërsisë së Rilindjes, shkruan KultPlus.
Vepra poetike e Naimit vuri bazat e letërsisë kombëtare dhe luajti rol të rëndësishëm në zgjimin e vetëdijes atdhetare. Naimi i këndoi mallit e dashurisë për atdhe, krenarisë kombëtare dhe të kaluarës së lavdishme të shqiptarëve.
KultPlus sot ju sjell një nga shprehjet e tij të shumta kushtuar atdheut.
“Topi që shemb kështjellat më të forta është atdhedashuria.”/ KultPlus.com