26 Prill, 2019 - 2:20 pm
Çmimi Kombëtar “Ali Vishko” jepet në bazë të
Statutit të Shoqatës për Kulturë dhe Art “Tradita” dhe i njëjti u ndahet personaliteteve nga
vendi, rajoni e bota, në çdo përvjetor të Lidhjes së Prizrenit, shkruan
KultPlus.
Çmimi Kombëtar “Ali Vishko” u ndahet personaliteteve për vepër jetësore, kontribut të shquar dhe të arritura me rëndësi të veçantë në lëmin e arsimit, shkencës dhe kulturës shqiptare.
Të drejtë konkurrimi kanë:
Institucionet e arsimit të lartë;
Institucionet shkencore;
Shoqatat shkencore dhe profesionale;
Shoqatat tjera të qytetarëve dhe studiues individualë.
Propozimet duhet të jenë të arsyetuara me shkrim dhe të përmbajnë:
Të dhëna personale për autorin,
Të dhëna bibliografike dhe
Arsyetim të propozimit për marrjen e çmimit.
Propozimet duhet të dërgohen në 5 kopje dhe të njëjtat duhet të dorëzohenderi më 31. 5. 2019, në adresën: Shoqata për kulturë dhe art ,,Tradita”- Tetovë, Këshilli për ndarjen e Çmimit Kombëtar ,,Ali Vishko”, 1200 Tetovë, Rruga ,,Ivo Llolla Ribar”, nr. 211/10, Fahu postal, nr. 50.
Propozimet e pakompletuara dhe ato të cilat nuk do të dorëzohen në afatin e paraparë nuk do të merren parasysh. Për më shumë informata na kontaktoni përmes adresës elektronike: [email protected].