24 Maj, 2019 - 8:20 pm
Shën Tereza, bamirësja shqiptare e njohur në mbarë botën për solidaritetin me njerëzit e varfër e në vuajtje, ka qenë e mirë edhe në shkrim dhe në përkthim të ndjenjave të saj në fletë të bardhë.
Nëna Terezë, siç thuhet nga të afërmit dhe bashkëpunëtorët e saj, ka shkruar shumë, duke lënë testament ndihmën e saj ndaj vuajtjeve të botës.
Këtu po përmendim tre libra të cilat i ka shkruar Nënë Tereza, do të duhet ti lexojmë të gjithë për ta njohur më shumë këtë grua të fuqishme e bamirëse
No Greater Love
Ky është ndoshta libri më i mirë i shkruar nga Nënë Tereza. Thellësia e mendimeve të saj paraqitet në këtë libër, i cili në 206 faqe tregon mendimet e saj mbi zemërgjerësinë, dashurinë, faljen, lutjen dhe atë se cka do të thotë të jesh i krishterë. Libri do ta afrojë lexuesin me Nënë Terezë, derisa në fund të librit është një intervistë me Nënën Terezë ku ajo tregon sfidat e saj në punën e saj me të varfrit, dhe se nuk ka qenë e lehtë për të përballja e ditëpërditshme me pamje e vuajtje nga më të ndryshmet. Libri është botuar në vitin 1997.
Simple Path
Në këtë libër, Nënë Tereza tregon se si nga një ndihmëse e thjeshtë vendosi të formonte Misionin e Bamirësisë, bashkë me të tjerat bamirëse. Duke u lutur e duke mos u dorëzuar, ajo bashkë me të tjerat misionare i ndihmuan njerëzve, shpirtrave të cilët kishin humbur shpresën. Kush e lexon këtë libër e kupton se si Nëna Terezë ishte një udhërrëfyese për shumë njerëz dhe se si është një model për gjeneratat e ardhshme. Ajo ka dhënë solidaritet dhe mirësi aty ku është paraqitur nevoja. Libri është botuar në vitin 1995 nga Ballantine Books, ka 240 faqe dhe e sjellë Nënën Terezë para lapsit për të treguar se si ajo nisi diçka të vogël që u shndërrua në një fondacion apo ndërmarrje bamirësie.
The Joy in Loving: A Guide to Daily Living
Idetë provokative dhe sensitive të Nënës Terezë vijnë në këtë libër. Sic shkruhet në hyrjen e librit, incidentet në jetën e Nënës Terezë do të zënë faqet e këtij libri, ku ajo flet për jetërat e burrave grave që kanë jetuar e vdekur e kanë kaluar nëpër jetën e saj, si janë lidhur këto jetë me jetën e bamirëses. Këtu specifikohet rëndësia e familjes, disiplinës në familje, dashurisë në familje, sepse sipas saj “në shtëpi fillon shkatërrimi i paqes së botës”. Shtatëdhjetë vite ndihmë ndaj botës janë përbledhur në këtë libër botuar më vonë, në vitin 2001. / KultPlus.com