21 Janar, 2022 - 10:00 am
Sot shënohet 72-vjetori i vdekjes së shkrimtarit anglez, George Orwell.
Orëell, pa dyshim se do të mbahet në mend për kryeveprat e tij si “1984” dhe “Ferma e kafshëve”, pa lënë anash autobiografinë “Rruga për në skelën Uigan”.
Dhe këto janë tri thënie nga librat më të njohur të tij, të përzgjedhur nga Libraria Buzuku.
“Jetojmë në një botë ku kurrkush nuk është i lirë, ku vështirë të ketë ndokënd që të jetë i sigurt, ku nuk është aspak e mundur të jesh i ndershëm dhe të mbetesh gjallë.” (Rruga për në skelën Uigan)
“Kush kontrollon të shkuarën, kontrollon të ardhmen: kush kontrollon të tashmen, kontrollon edhe të shkuarën.” (1984)
“Të gjitha kafshët janë të barabarta por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerat.” (Ferma e kafshëve)./ KultPlus.com