18 Shtator, 2017 - 5:16 pm
Më 20 shtator në Institutin Albanologjik në Prishtinë do të mbahet Tryeza Shkencore me titull ‘Roli i oxhakërisë në historinë shqiptare’, shkruan KultPlus.
Kjo tryezë do të mbledhë rreth vetës shkencëtarë, profesorë e shkrimtarë të cilët përveç të tjerash do të lexojnë kumtesat e tyre. Kjo tryezë do të nisë me një fjalë rasti nga drejtori i Institutit Albanologjik në Prishtinë Hysen Matoshi. Kryesia e punës përbëhet nga Nehat Krasniqi, Pëllumb Xhufi dhe Memli Krasniqi.
Tryeza Shkencore nis të mërkurën më 20 shtator me fillim nga ora 11:00 në Institutin Albanologjik në Prishtinë.
Po publikojmë programin e plotë të kësaj tryeze:
20 shtator, e mërkurë, në orën 11.00
Kryesia e punës:
Nehat Krasniqi, Pëllumb Xhufi, Memli Krasniqi
Fjala e hapjes : Hysen Matoshi, Drejtor i Institutit Albanologjik
1. Pëllumb Xhufi, Paria e vjetër dhe protagonistë të rinj në luftën për Pavarësi.
2. Nehat Krasniqi, Roli i oxhakërisë shqiptare të Kosovës në jetën politike, ekonomike dhe kulturore të vendit.
3. Muhamed Mufaku (Universiteti i Amanit, Jordani), Roli i dinastisë së Mehmet Ali Pashë Misirit në historinë shqiptare.
4. Tanush Frashëri (Austri), Roli i familjes Vlora gjatë periudhës osmane.
5. Laurant Bica, Aristokracia Dibrane.
6. Thomas Frashëri, Veçoritë e “oxhakërisë” së Frashërit ne historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve në shek. XVI-XX.
7. Memli Krasniqi, Të dhëna të gazetave angleze të shek. XVIII mbi pashallarët shqiptarë.
8. Ardian Muhaj (QSA-Instituti i Historisë), Familjet e mëdha shqiptare në shek. XV-XVI; forcimi dhe faktorizimi i fisnikërisë shqiptare mes Venedikut dhe Perandorisë Osmane./ KultPlus.com
Diskutime