10 Mars, 2021 - 4:00 pm
Roli i grave botuese nё historinë e edukimit tё shoqërisë shqiptare pas viteve 90-tё ёshtё vёnё nё pah gjatё njё Forumi tё quajtur “Gruaja dhe Libri” organizuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.
E pranishme nё kёtё Forum ishte dhe Ministrja e Kulturёs, Elva Margariti.
“Nё historinë e botimeve shqiptare kёto tre dekada, roli juaj ёshtё tepër i rёndёsishёm, jo vetёm nё krijimin e njё tregu tё munguar libri, por dhe nё edukimin dhe nxitjen ndaj leximit”, u shpreh drejtorja e QKLL, Alda Bardhyli. Puna nё editorinё shqiptare bёhet nga gratё dhe vajzat tё cilat i kanё dhёnё hov njё industrie qё ka shërbyer nё emancipimin e shoqёrisё.
Irena Toçi, drejtuesja e botimeve ‘Toena’, u ndal nё rolin e jashtёzakonshёm dhe progresin e gruas shqiptare nё biznes, duke pohuar se vitet e fundit roli i gruas ёshtё mё dominant. Pёr botuesen Rita Petro, duhet tё bёhet mё shumё nё dokumentimin e veprave tё autoreve gra nё historinё e librit shqip. Ne ende nuk kemi sot njё antologji apo veprat e plota tё feministeve tё para shqiptare, tё viteve 30-40-tё, si: Selfixhe Ciu, Ollga Pllumi, Musine Kokalari, etj. Mimoza Ahmeti bёri njё histori tё gruas shqiptare, duke treguar se pozitat e saj kanё qenё gjithnjë dytёsore nё raport me burrat, pavarësisht progresit vitet e fundit.
“Duhet tё krijohet njё fond i posaçëm pёr tё pёrkthyer autoret gra nё gjuhё tё tjera. Deri tani kultura ёshtё kryesuar nga burrat. Shumё vepra tё arritura tё letёrsisё shqipe nga autore gra duhet tё njihen ndёrkombёtarisht, si njё vlerё e rёndёsishme e identitetit tonё”, tha Ahmeti.
Idenё e krijimit tё njё shtёpie pёrkthimi sipas modelit tё vёndeve tё njohura e hodhi dhe pёrkthyesja Diana Kastrati. Ajo solli modelin e Italisë, ku kёto strehёza letrare kthehen nё njё mundёsi tё mirё komunikimi pёr letёrsinё vendase. Krijimi i njё kolane me autore gra nga ana e QKLL-sё ёshtё sugjeruar nga Ahmeti.
Në takim morën pjesë drejtuese të shtëpive botuese të njohura shqiptare si Mariana Ymeri, Arlinda Dudaj, Vasilika Tafa, Aida Baro, Irena Toci, Irena Buzi. / Balkan Web / KultPlus.com