30 Korrik, 2021 - 2:10 pm
Poeti e përkthyesi i njohur për letërsinë shqiptare, Mazllum Saneja, pas një sëmundje më të gjatë, ndërsa ditëve të fundit edhe COVID 19, u nda nga jeta në vendlindje, në qytetin e tij në Gjakovë.
Mazllum Saneja lindi më 1945 në Gjakovë. Në Prishtinë kreu Fakultetin Filozofik, Gjuhë dhe Letërsi shqipe, kurse më vonë edhe studimet pasuniversitare.
Gjuhën polake e mësoi në Universitetet e Varshavës, Vrocllavit dhe Krakovit (1978-1981). Më vonë në Universitetin e Varshavës studioi letërsinë polake.
Në vitin 1997 fitoi Çmimin prestigjioz letrar ZAIKS i Shoqatës së Autorëve të Polonisë për arritje të rëndësishme në fushën e përkthimit të letërsisë polake.
Ishte anëtar i PEN Qendrës së Kosovës dhe anëtar i Shoqatës së Përkthyesve të Kulturës Evropiane në Varshavë. / KultPlus.com