2 Nëntor, 2019 - 10:30 pm
Thënie nga Abraham Lincoln
“Pothuajse të gjithë njerëzit mund t’i rezistojnë mjerimit, por nëse doni ta testoni vërtetë karakterin e njeriut, jepini atij pushtet.”
“Shqetësimi im nuk është nëse Zoti është në anën tonë; shqetësimi im më i madh është se a jemi ne në anën e Zotit, sepse Zoti gjithmonë ka të drejtë.”
“Unë eci ngadalë, por kurrë nuk eci mbrapa.”
“Ka të drejtë të kritikojë vetëm ai që ka zemër për të ndihmuar.”
“Nëse ky vend do të demoralizohet ndonjëherë, kjo do të ndodhë për shkak të tentimit për të jetuar pa punuar.” / KultPlus.com