‘Unë i bana 18 vjet, e sipas disave boll kam nejt n’shpi t’babës’

25 Tetor, 2020 - 3:28 pm

Nga Doruntinë Ferati

(Nji histori e së kaluarës, së tashmes..?)

Unë i bana 18 vjet, e sipas disave boll kam nejt n’shpi t’babës! Tash i ke ba këto vjet, asht marre me nejt n’prag t’babës hala, hajde çka po pret? A e ke gjetë najnjo? Ti tash u dashtë bile edhe naj fmijë me pas. Fjalt si kto, ma kanë dhu*nue trunin e psiqikën çdo ditë! Nuk jam e lumtun, me thanë drejtën. Po martohna me dikan që nuk ka qenë zgjidhja jeme! Ma kanë begenis tjertë, se u friguen qe po mbes n’shpi.

Nuk m’pyten, nanë. Unë kesh tu nejt, e veç kur hynën n’dhomë, e m’kallxun që nesër vijnë me t’lypë! Nuk m’lanë as me vet, kush asht aj burrë t’cilit unë kam m’ju dorzu pa dëshirën teme! Ma mshelën gojën, e m’than, nesër bahesh gati, edhe mos harro çka t’kena than, atje e mshelë gojën, e ulë kryet edhe i granë punës. Shkova n’sobën teme, aty kjajta e i lajta me lotë çarshafat e teshat e mia. Pata shumë dhimtë nanë, dhimtë për nafakën teme. T’nesërmen, m’quen n’6 n’sabah, e m’than me fshi oborrin, me fshi shpijen, e mos gabo mu ulë kur t’vijnë ata, mos naj merr ftyrën sa u banëm me t’qitë prej shpijes! Ah bre nanë, t’kisha pas afër! E di qe s’kishe leju me ma ba tanë këtë trysni. Ata erdhën nanë..nuk m’lanë as m’ju folë, m’than ti as kryet mos e qo e mi hapë sytë, veç ki me ba hyzmet, e n’fund ki me shku me ata te anej! Banën llaf, e ran dakord me m’martue, me m’dhanë te dikush që as ftyrën nuk guxojsha me ja kshyrë!

Do çika lindin pa fat, unë kesh nga ato! U martova nanë. Edhe n’këtë shpi koka e njejta situatë. Ban hyzmet e mos e qel gojën, çu heret e mos naj merr ftyrën! Nata ke e dhimbshme nanë, ke e gjatë 1000 vjet, e m’u duk sikur s’ka me u ba sabah kurrë! Iu dorzova me frikë, se e disha që lëndona! Nji natë dashurie, pa dashuri e pa ndjenja. Shpirti mu ka kputë, unë iu fala dikujt që nuk kisha ide se kush asht. U çova para sabahit e vazhdova me punue e me shërbye tamam si nji shërbtore, te dikush që as nuk i njeh as nuk i di. Ktu po ha bukë tek n’fund nanë, kur kta po ngihen, po i ha ato çka po mesin. Se sipas ktyne, nusja s’ka vend n’tavolinë, kur burrat janë tu hangër. Me nejt e me fol me dikand, s’po m’bjen, po m’shofin si objekt shfrytzimi, dikush për hyzmet, e ai për minuta dashurie.

Nuk po m’fol nanë, as ai bile. Kemi pak sekonda t’folme, edhe ata, kur kërkon diçka prej meje! Po tham përhere, jam e gatshme me ja ofru tanat, veç mos tu m’lypin me u shtri nër to, se kjo po m’dërrmon nanë. Po ndjej sikur kam përmbi nji peshë t’randë, e t’pabajtme, s’po ndjejë lumtuni, as dashuni.. hiç! Nji çikë jetime asht lehtë me urdhnu. Mue s’po ka e s’ka pas kush me m’msue..për ata duhet mej ba ballë krejta hjekat, se n’epokë teme nji nuse e zoja cilësohet veç kur ban hyzmet, kur e mshelë gojën, e kur e ulë kryet para krejtve!
Epokë e dreqit.
T’ishe kanë ti nanë,
Nuk i kisha përjetu krejt kto.
Ndjejë dhimbje e trishtim
Ama lumtuni
Jo..
Moti kohë skam ndje.. / KultPlus.com

Të ngjajshme