4 Shkurt, 2019 - 9:00 pm
Lëvizja Kombëtare e Leximit ka në fokus brezin e ri për të siguruar lexues të së ardhmes.
Anëtarë të Këshillit Rinor vazhdojnë aktivitetet në kuadër të Fushatës Kombëtare të Leximit iniciuar nga Ministria e Kulturës me fëmijët e qendrës Rromani Baxt dhe autoren Rovena Rozhani për të ndarë me fëmijët tregime interesante e lojëra gjithëpërfshirëse.
Ky aktivitet synoi të nxisë dëshirën për të lexuar tek fëmijët dhe të krijojë ura komunikimi për aktivitete të tjera në të ardhmen.