18 Tetor, 2019 - 3:00 pm
Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel ka dekoruar shkrimtaren dhe gazetaren Nerimane Kamberi me Urdhrin e Palmave Akademike, si pjesë e kontributit të jashtëzakonshëm gjatë gjithë karrierës së saj profesionale në përhapjen e gjuhës dhe kulturës franceze në Kosovë.
“Një ceremoni e bukur u organizua me ketë rast për të nderuar kontributin e saj të jashtëzakonshëm në përhapjen e kulturës dhe gjuhës frenge në Kosovë!”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Francës në Kosovë.
Kamberi kohë më parë ka promovuar librin “Hotel Grandi dhe reportazhe të tjera”, i cili përmban një përmbledhje të reportazheve për Kosovën, kujtimet, komunitetet etnike, fenë, artin, kulturën, luftën dhe paqen./KultPlus.com