Vargjet e Tatjanës për Eugjen Onjeginin

7 Tetor, 2018 - 8:15 pm

Po marr guximin që t’ju shkruaj…

C’do deshit më, veç shpirtit tim?

E di, se është e drejta juaj

Të më dënoni me përçmim.

Po ju që e shihni si po vuaj

Me pak mëshirë, sado pak,

Nuk do më zmprapsni zemërake!

Më parë desha të rri qetë

Për turpin tim, besomëni,

Ju s’do të dinit kurrsesi,

po të mund të shpresonja vetë

Që, kur e kur me plot hare

të kem t’ju shoh këtu tek ne

Që t’ju dëgjoj si kuvendoni,

T’ju them një fjalë dhe pastaj

Në zemër veç një mall të mbaj,

Veç gjer sa rrish të më takoni…

Po thonë se ju s’rrini dot

Në fshat të heshtur ju mërziteni

E ne… ne rrojmë me të kotë

Plot gas se vini e na aviti.

Pse arthtë vetë ashtu neëfshat,

Na gjettë tek ky vend i qetë?

T’ju njoh s’do kisha kurrë fat,

S’do kisha turbullimn’ e shkretë.

Dhe afsh’ i shpirtit tim në jetë

Duke u qetuar (kushedi!).

Një mikut mund t’i bëhesha mike

Dhe shoqe e jetës e besnike

Dhe zonjë e ndershme për shtëpi.

Një tjetër… jo askujt në jetë

Nuk do ti falnja dashuri!

E ka vendosur Qielli vetë,

jam e jotja në përjetësi;

Gjithë jeta ime më pat qenë

Një peng se ty do të takoj

Se Zoti jetën ma ka dhënë

Që gjer në varr të adhuroj…

Përhera të kam ëndërruar

të ndjenja thellë thellë në gjit

me atë vështrim që më trondit

Në zemër shpesh ta kam dëgjuar

ty zërin… jo s’ish ëndërrim!

Dhe sapo hyre, të kuptova

Më preke fort u përvëlova

Thashë ësht ai thesari im!

S’është e vërtetë? Po, të kam ndjerë

Më flisnje kur me dhemshuri

ndihmoja njerëzit e mjerë,

Më sillte shpesh lutja qetësi,

Edhe tashi, ndaj kësaj grime

A nuk je ti, o ëndrra ime,

Që n’errësirë po ndriçon

E vjen më prek me nur e hije?

S’je ti që plot prej dashurije

Shpres’ edhe gas më murmuron?

Kush je ti? Ëngjëlli me shpresë,

apo një lajkatar i pabesë?

Ma hiq tashi këtë dyshim

Kjo mbase nj’ëndërr mund të jetë

Për zemrën time një zhgënjim

E ndryshe krejt fat’ i vërtetë…

Po dhe kështu jet dhe fat

veç ty që sot t’i kam besuar

Më qan me lot shpirt i ngratë

E mprojtje vij për të kërkuar.

Mendo: jam vetë s’kam ku flas

askush nuk mund të më kuptojë

Mendja fillon të më lëshojë

Në heshtje duhet të humbas.

Të pres ti eja sic ma k’ënda

Dhe shpresat ngjallm’ i përsëri,

A ma prish ëndrrën që tashi

Me të qortuara të rënda!

Mbarova! S’mund ta rilexoj…

Po vdes nga frik’ turpëruar

Po nderit tuaj i besoj

Me plot guxim duke shpresuar…. /KultPlus.com

Të ngjajshme