Varroset Ibrahim Rexhepi

9 Tetor, 2018 - 4:46 pm

Ish-gazetari dhe ekonomisti, Ibrahim Rexhepi, është varrosur sot në vendlindjen e tij, në fshatin Slivovë të Ferizajt.

Ai ndërroi jetë mëngjesin e ditës së djeshme, në moshën 64 vjeçare, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Në ndërkohë, për ta nderuar jetën dhe veprën e anëtarit të saj, Aleanca Kosova e Re sot ka mbajtur mbledhje komemorative.
Një mbledhje përkujtimore me rastin e vdekjes së ish-gazetarit shumëvjeçar dhe ekspertit të ekonomisë Ibrahim Rexhepi e ka mbajtur edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) me fillim nga ora 12:00.
Ibrahim Rexhepi kishte lindur në Slivovë të Ferizajt ndërsa studioi në Fakultetin e atëhershëm Ekonomiko – Juridik të Universitetit të Prishtinës.
Ai më 1976 nisi punën në profesionin e gazetarisë në Rilindje, për të vazhduar në “Kohën Ditore”, Kohavision, Lajm, Express,etj.
Ai ishte anëtar i Aleancës Kosova e Re ndërsa që disa muaj ushtronte funksionin e këshilltarit për ekonomi në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik./Klan Kosova/ KultPlus.com

Të ngjajshme