27 Maj, 2021 - 6:58 pm
Eric Carle, autori dhe ilustruesi i dashur për fëmijë, ka vdekur në moshën 91 vjeçare.
Ai në tërë veprimtarinë e tij njihet më së shumti me veprën klasike “Shushunja shumë e uritur”. Veprat e tij u dhanë miliona fëmijëve disa nga kujtimet më të dashura letrare.
Familja e Carle ka thënë se ai ka ndërruar jetë të dielën në studion e tij të punës në Northampton, Massachusetts të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku afër kishte anëtarë të familjes së tij, transmeton KultPlus.
Njoftimi i familjes u lëshua në Penguin Young Readers.
Shkrimtari Peter H. Reynolds ka thënë se Carle ka lënë gjurmët e tij duke iu dhënë guxim dhe frymëzim të gjithë atyre që ai i kishte pranë.
Disa nga librat tjera të tij ishin”Ariu i murrmë, Ariu i murrmë, Çfarë shikon?”, “A dëshiron të jesh miku im?” dhe “Nga koka te këmbët”, shkruan Euronews. / KultPlus.com