24 Mars, 2024 - 1:51 pm
Poeti, shkrimtari dhe skenaristi i njohur nga Bosnja, Abdulah Sidran vdiq të shtunën në mbrëmje, në moshën 80-vjeçare, transmeton KultPlus.
Shkrimtari legjendar boshnjak prej disa muajsh ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sidran është fitues i disa çmimeve vendore e ndërkombëtare për letërsi, i njohur edhe për skenarët e tij në kinematografi (“A të kujtohet Dolly Bell”, “Babai në udhëtim zyrtar”, etj.).
Abdulah Sidran, është laureat i Çmimit Ndërkombëtar për Letërsi dhe Art “Ali Podrimja”, të cilin e ndan Kolegji AAB.
Abdullah Sidran është edhe anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Bosnjë e Hercegovinës. / KultPlus.com