30 Qershor, 2020 - 12:57 pm
Historiani, politikani dhe shkrimtari, Ivo Banac ka vdekur të marten në moshën 74-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë, kanë bërë të ditur familjarët e tij.
Banac ka qenë profesor emeritus i historisë në Universitetin Yale dhe në atë universitet kishte qenë për dy mandate drejtues i kolegjit Pierson, shkruan portali kroat “Index”, raporton KOHA.
Ka qenë ministër i Ambientit në Qeverinë e Kroacisë gjatë vitit 2003, kryetar i Partisë Liberale (2003-2004) dhe deputet kroat (2004-2007).
Banac lindi në Dubrovnik. Studoi në Universitetin Fordham në New York, teksa studimet pasdiplomike i përfundoi në Universitetin e Stanfordit. / KultPlus.com