23 Korrik, 2020 - 8:59 am
Deri më tani është ditur se Marin Barleti ka dy botime të tij, të cilat janë të njohura botërisht, „Rethimi i Shkodrës“ dhe „Skënderbeu jeta dhe vepra e tij“.
Por ai ka edhe një vepër të tretë që tani po e prezantoj e të cilën e kam gjetur gjatë hulumtimeve të mia disavjeçare që bëj mbi figurën e Gjergj Kastriotit, shkruan Gjon Keka. Ky libër, siç pohon, gjendet në Bibliotekën Nacionale të Vjenës dhe duket të jetë si dorëshkrim. Libri mbanë titullin : “Përmbledhje ose shkurtore e jetës së papëve deri te Marcellini II dhe i perandorëve romakë”, botim i vitit 1555. Në fakt janë dy botime, njëri që ka dy emra të familjes Engjëllore të Arbërisë, atë të Andrea Egjëllit dhe të Pjetër Engjëllit që në hyrje të Librit.
Kjo vepër e Marin Barletit do të publikohet së shpejti, siç thotë Gjon Keka, në librin e tij./ KultPlus.com