“Vishni pallton e vjetër dhe blini librin e ri”

24 Dhjetor, 2023 - 7:30 pm


Thënie tëveçanta për librat dhe rëndësinë e tyre…

“Vishni pallton e vjetër dhe blini librin e ri”. – Austin Phelps

“Mos e shiko një libër nëse është i hollë apo i trashë. Nuk përdoret për zhvillimin e muskujve, por për zhvillimin e trurit”. – Jakup Asipi

“Librat janë miqtë më të qetë dhe më tëpërhershëm; ata janë këshilltarët më të gjendur, mëtë mençur dhe mësuesit më të duruar”. – Charles Eliot 

“Mos lexoni siç bëjnë fëmijët për t’u zbavitur, apo siç bëjnë ambiciozët për të mësuar. Jo, lexoni qëtëjetoni”. – Gustave Flaubert

“Duhet të bëni kujdes prej librave, çfarë ështëbrenda tyre, fjalët, kanë fuqinë të na ndryshojnë”. – Cassandra Clare 

“Librat shërbejnë për t’i treguar njeriut se ato mendime origjinale të tijat, nuk janë kurrsesi aq tëreja”. – Abraham Lincoln 

“Njeriu që nuk lexon libra, nuk ka kurrfarëpërparësie krahasuar me njeriun që nuk di të lexojë”. – Mark Twain 

“Ka krime më të këqija se djegia e librave. Një prej tyre është të mos i lexosh”. – Joseph Brodsky 

“E kam imagjinuar gjithmonë parajsën si një lloj biblioteke”. – Jorge Luis Borges 

“Për librin e mirë duhet të jenë edhe lexuesit tëmirë”. – Viktor Hygo 

“Nëse ke një kopsht dhe një bibliotekë, atëherë ke gjithçka që të duhet”. – Cicero 

“Ka dy arsye për të lexuar një libër: një, të shijon leximi; tjetra: mund të mburresh rreth tij”. – Bertrand Russell 

“Kur kam pak para, unë ble libra; dhe kur më tepron ndonjë gjë prej tyre, ble ushqim dhe veshje”. – Desiderius Erasmus 

“Librat janë kaq të veçantë, të rrallë dhe të tuat, saqë të tregosh se çfarë ndien për to, duket si njëtradhëti”. – John Green / KultPlus.com

Të ngjajshme