3 Tetor, 2017 - 1:59 pm
Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare, është në mesin e favoritëve kryesorë për ta fituar Çmimin Nobel për Letërsi, shkruan Washington Post.
Industrialisti suedez Alfred Nobel e themeloi çmimin për letërsi në emrin e vet dhe pati thënë në atë kohë se do të dëshironte që çmimi ta njohë “personin i cili do të prodhojë në fushën e letërsisë veprën më të shquar në një drejtim ideal”.
Ndërkohë, nesër, Akademia e Suedeze do ta shpallë fitues atë që e konsideron se e ka plotësuar kriterin e “idealit” për laureat 2017.
Romancieri, dramaturgu dhe eseisti kenian, Ngugi wa Thiong’o është favoriti kryesor, sipas shumë bastorëve, ndërsa menjëherë pas tij radhitet favoriti shumëvjeçar Haruki Murakami, transmeton Express.
Në mesin e favoritëve tjerë të fortë është edhe Ismail Kadare, Amos Oz, Adonis and Don de Lillo./ KultPlus.com