16 Tetor, 2018 - 11:30 am
Artisti Wolfgang Müller do të prezantojë në Tiranë librin e tij “Subkultura e Berlinit Perëndimor 1979 – 1989”.
Në librin e tij “Subkultura e Berlinit Perëndimor 1979 – 1989”, të publikuar në vitin 2013, artisti Wolfgang Müller tregon historinë e subkulturës muzikore, pjesë e së cilës është edhe ai me grupin e tij muzikor postpunk “Dorisi vdekjeprurëse”.
Libri tregon një kaleidoskop të historive dhe shumë shpejt u kthye në një bestseller. Në vitin 2017 u publikuan në një edicion arti videoperformanca dhe koncerte të “Dorisit vdekjeprurëse”.
Krahas shfaqjes së videove, Wolfgang Müller dhe kuratorja An Paenhuysen, e cila është specializuar për subkulturën berlinoperëndimore të viteve 1980, do të diskutojnë me njohësit e skenës së artit shqiptar rreth “diletantizmit gjenial” të viteve ’80, rrënjëve të tij në dadaizmin e viteve 1920 dhe rëndësinë e sotme të tij në skenën artistike në Gjermani, Shqipëri dhe vende të tjera.
Biseda do të mbahet të premten më 26 tetor 2018, ora 20:00 tek Galeria Zeta./ KultPlus.com