11 Korrik, 2019 - 3:30 pm
Shkrimtari Ylljet Aliçka prezantoi për të gjithë dashamirësit e leximit, romanin “Metamorfoza e nje kryeqyteti”, botuar nga “Onufri”.
Kjo vepër u promovua në mjediset e librarisë “Tirana time”, teksa projekti Agora drejtuar nga gazetarja Arta Marku organizoi edhe një debat mbi këtë roman të ri.
Romani i Aliëkes i cili ka për objekt evolucionin shpirtëror, politik e shoqëror të intelektualëve të Tiranës nga vitet 70 deri më sot, u shoqërua nga një debat nga të pranishmit.
Ndër të tjera shkrimtari Visar Zhiti e konsideroi veprën e fundit të Ylljet Alickës si një nga romanet më të mira në botimet e letërsisë së 3 dekadave të fundit.
“Një roman me humorin gri, me personazhe që na ngjajnë se i njohim, aq sa mëdyshemi se mos janë vetvetet tona të maskuara. Realizmi çehovian, ironia e pa mëshirshme ndaj alienimeve dhe shtirjeve, stili i veçantë e shpotitës etj, e çojnë këtë roman mes arritjeve më të mira të të gjithë botimeve në letërsinë e postdiktaturës”.
Shkrimtari dhe doktori i shkencave në Didaktikë, Ylljet Aliçka, është autor i disa botimeve në gjuhë shqipe dhe të huaj.