7 Nëntor, 2019 - 11:00 am
Studimet e fundit, dhe shkencëtarët kanë arritur të zbulojnë një nga librat më misteriozë dhe të lashtë të gjendur ndonjëherë.
Libri quhet “Çelësi i Solomonit”, dhe daton në vitet 1300-1400.
Ndryshe nga librat e tjerë të ngjashëm, ky libër mistik, tregon se meditimi është një nga mënyrat kryesore për të aktivizuar fuqitë psikike, siç janë intuita dhe syri i tretë, transmeton KultPlus.
Në libër gjithashtu shpjegohet një eksperiment i bërë, i quajtur ‘ Eksperimenti magnetik’. Ky eksperiment konsiston në përdorimin e një pllake magneti, dhe gjilpërave, për të krijuar një pajisje primitive e cila bën të mundur komunikimin në distanca të largta.
Duke fërkuar dy gjilpëra me njëra-tjerën, dhe njëkohësisht me pllakën magnetike, krijohet një fushë lidhjeje e përjetshme mes dy gjilpërave, duke bërë të mundur, që më pas, nëse njëra prej gjilpërave lëviz, do të lëvizë dhe tjetra në të njëjtën kohë.
Pra nëse një njeri e vendos gjilpërën në mes të një rrethi prej letre, në të cilën ka vizatuar shkronja të ndryshme, ai mund të komunikojë më dikë tjetër që ka gjilpërën tjetër, dhe ndodhet mjaft larg tij, në mënyre shumë të thjeshtë, duke rrotulluar gjilpërën dhe duke krijuar fjalë.
Libri mban brenda tij mjaft ide dhe krijime të cilat nuk ishin menduar ndonjëherë më parë.
Libri është i shkruar në 3 gjuhë, në gjuhën Latine, Në gjuhën greke dhe në atë të hebrenjëve.
Ku i dihet, mbase mes injorancës primitive shkencore që ka qënë në atë kohë, dhe teknologjisë së re të avancuar të kohës së sotme, mund të fshihet një botë e re inovative e pazbuluar me parë, që mund t’i japë jetë shpikjeve dhe zbulimeve të reja./kosovasot/ KultPlus.com