19 Shtator, 2018 - 10:45 pm
Lasgush Poradeci
Të kam shok nga koh’ e vjetër
Shok prej zemre – edhe prej gjaku…
Shok të ri eme bese plaku
Nuku kam, nuku ke tjeter.
Se çdogas e mall të shkretë
M’i ke thënë-emër më emër,
Unë – i mbylla mun në zemër
Gjer sa zemra të mos jetë.
Se ti mban në kraharuar
Shentërinë-e një dhurate:
Mban në fund të zemrës s’ate
Ç’të kam thënë-i llaftaruar.
Ish e bardhë-e nuku kishte
Dredhëri zemra bujare:
Bënte botën zilitare
Zemër e bukur shokërishte.