9 Nëntor, 2022 - 1:31 pm
Sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mbajti ceremoninë për ndarjen e çmimeve vjetore të konkursit për dramë origjinale shqipe “Katarina Josipi”.
Çmimi i dytë për konkursin vjetor për dramë origjinale shqipe “Katarina Josipi”, shkoi për dramën me titull “Pastaj linden legjendat” nga Zymber Kelmendi, ndërsa çmimi i tretë për dramën me titull “Jeto tani për mua” nga Osman Goranci.
Juria e përbërë nga Shpëtim Selmani, Arta Muçaj, Kushtrim Mehmeti, Jehona Shyti dhe Milot Mustafa, pas leximit të të gjitha veprave, gjithsej 17 (shtatëmbëdhjetë) në takimin e parë pas diskutimeve përmbajtësore vendosi të eliminojë 8 (tetë) vepra dhe të diskutohet për 9 (nentë) tjera të mbetura, në takimin e radhës. Në dy takimet e tjera juria arrin të vendosë në rrethin e ngushtë 4 (katër) vepra duke i shpërndarë ato për rilexim deri në takimin final. Pas diskutimeve të këtyre veprave, vendoset që vendi i parë të mos ndahet dhe dy veprat e tjera të vendosen në vendin e 2 (dytë) gjegjësisht të 3 (tretë)./ KultPlus.com