11 Prill, 2021 - 9:28 am
Dervish Shaqa ishte rapsod i shquar popullor dhe i njohur në të gjitha trevat shqiptare. Shaqa lindi në Llukë të Epërme të Deçanit më 1912 dhe vdiq më 11 prill 1985.
Devish Shaqa deri në vitin 1956 jetoi në Kosovë, mirëpo në këtë vit iu desh të lëshonte Kosovën për shkak të përndjekjes nga aksioni i njohur “mbledhja e armëve” që ndërmerrte në atë kohë Sigurimi i Punëve të Brendshme i Jugosllavisë (UDB-ja) kundër shqiptarëve.
Ai së bashku me kolegun e tij të këngës Demush Neziri, u vendosën në Rashbull afër Durrësit. Aty e vazhdojë shprehjen e ndjenjave nëpërmjet këngës që për të ishte e vetmja mënyrë e shprehjes së dhimbjes që kishte për familjen dhe vendlindjen që për të ishin të ndaluara. Këtë e shpreh në këngën “Kur ta ktheva Kosove shpinën, e lame borë e gjetëm dimën…”.
Dervish Shaqa në Shqipëri e vazhdoi traditën e këndimit të histor isë së vendlindjes së tij. Në vargjet e këngëve të tij të përcjella me çifteli përshkruhen kullat e gurta të Dukagjinit, figurave kombëtare, patrioteve te devotshëm, trimave e luftëtarëve të atdheut.
Në Rashbull, Dervish Shaqa arrin të themelojë e të udhëheqë grupin e rapsodit. Po me këtë grup në vitin 1968 prezantohet për herë të parë në Festivalin e Folklorit Kombëtar ne Gjirokastër.
Që nga kjo kohë së bashku me kolegun e tij rapsodin Demush Neziri prezantojnë një sërë këngësh të cilat për disa gjenerata ende janë të njohura si p.sh.: “Ç`janë këto gjamë që i bjen era”, “Prej Prokuplje deri n`Nish”, “Moj e mira porsi bora”, këngët për Azem dhe Shote Galicën, Nak Berishën e shumë të tjera…
Pjesa më e madhe e regjistrimeve muzikore të bëra nga Dervish Shaqa dhe kolegu i tij gjenden në arkivin e Radio Tiranës, transmeton KP.
Përpos këngëve popullore dhe të përpunuar nga ai vetë, për Dervish Shaqën ka kompozuar edhe kompozitori Tish Daija si këngën “Festë të madhe ka sot Shqipëria” që për disa vite ka dominuar në përsëritjen e saj në Radio Stacionin e Tiranës
Populli ku ai kalojë pjesën më të madhe të jetës së tij e mban mend si këngëtar të lindur që këndon për këngën dhe jo për para. / KultPlus.com