2 Maj, 2019 - 9:31 am
Është mbajtur në mbrëmjen e 1 majit nata e ndarjes së çmimeve të muzikës, “Billboard Music Awards”.
Ky festival shpërbleu me më së shumti çmime rap-artistët Cardi B dhe Drake, të cilët njëherësh ishin edhe më të nominuarit.
Në “Billboard Music Awards” këtë vit pati edhe një fituese shqiptare, e ajo ishte Bebe Rexha, kënga e së cilës u nderua me çmimin “Top këngët më të mira të zhanrit country”.
Bebe Rexha (Foto: Emma McIntyre/Getty Images/Guliver)
Bëhet fjalë për këngën “Meant to be”, të cilën ajo e këndon në bashkëpunim me Florida Georgia Line – këngë e cila qëndroi gjatë në top listat amerikane, madje vitin e kaluar ajo u shpall nga Billboard si kënga e tretë me kërkuar e vitit.Lexo po ashtu:Të gjitha çmimet në “Billboard Music Awards 2019”
Ishte pikërisht kjo këngë, e cila i ka dhënë nominimet këngëtares edhe në ngjarjet e tjera të rëndësishme si “Grammy”, “MTV Video Music Awards”, “MTV EMA”, “iHeart Radio Music Awards”, etj.
Këngëtarja me prejardhje shqiptare nuk mundi të jetë prezente për të tërhequr çmimin e saj, megjithatë përmes postimeve në rrjetet sociale, ajo tregoi se u ndje shumë e lumtur dhe e nderuar për këtë çmim.
Në kategorinë “Top këngët më të mira të zhanrit country”, “Meant to be” e artistes shqiptare Bebe Rexha, la pas këngët si: “Heaven” nga Kane Brown, “She Got the Best of Me” nga Luke Combs dhe këngët “Speechless” dhe “Tequila” nga Dan + Shay. /Telegrafi/ KultPlus.com
B