4 Shtator, 2019 - 1:00 pm
Këngëtarja shqiptare, Elvana Gjata, pavarësisht sukseseve ndër vite, në vitin 2018 e kemi parë shumë aktive në veçanti me albumin e saj të publikuar atë vit.
Elvana Gjata, e ka dominuar skenën mediale për një kohë të gjatë atë vit meqë disa nga këngët e saj të publikuara arritën të marrin një dëgjueshmëri shumë të madhe.
“Gjerat kanë ndryshuar” është njëra nga këngët më të preferuara të lansuara nga këngëtarja në fjalë.
Me një shfaqje të jashtëzakonshme, kënga “Xheloz” është një këngë tjetër mjaftë e pëlqyer e cila ka marrë me mijëra klikime.
“Më fal” është një nga baladat më të dëgjuara që është realizuar ndër vite. Elvana Gjata e kishte lansuar edhe këtë hit në vitin 2018, duke lënë shenjë ta pashlyeshme në botën artistike në hapësirën shqiptare.
Pas një pauze Elvana Gjata është rikthyer sërish në skenën muzikore duke vazhduar me punën e saj artistike. Përndryshe, Elvana Gjata ka një aktivitet të ngjeshur edhe në Kosovë duke marrë pjesë në koncerte dhe aktivitete të ndryshme. /KultPlus.com