7 Maj, 2020 - 9:28 am
Sot, janë bërë plot 21 vite që nga vdekja e këngëtarit të njohur kosovar Esat Bicurrit. Këngët e tij konsiderohen perla të muzikës popullore shqiptare dhe vazhdojnë të dëgjohen e vlerësohen ende, shkruan KultPlus.
Dhe, kujt nuk i kujtohet kënga fituese me “Okarinë të Artë” në “Akordet e Kosovës” – “E kujtoj atë takim?”, por edhe këngët e tjera, si: “Eja e bardha verë”, “Një lulishte me trëndafila”, “S’ka më të bukur se pranvera”, e shumë të tjera.
Fatkeqësisht, ai është ekzekutuar nga forcat paramilitare serbe më 7 maj të 1999 së bashku me shumë bashkëqytetarë të tjerë, ndërsa kufoma e tij u gjet dhe u rivendos vetëm në vitin 2004.
Ministria e Kulturës së Kosovës krijoi një çmim kombëtar të quajtur Esat Bicurri për përsosmëri në muzikë popullore dhe urbane.
Ai gjithashtu botoi dy libra të cilat quheshin: “Një këllëf me ar ta çova” dhe tjera, “Ahengjet Gjakovare në shekuj”. / KultPlus.com