Të huajt nga shtete të ndryshme këndojnë shqip (VIDEO)

24 Korrik, 2017 - 12:02 pm

Pjesa e parë “Ani more nuse” vjen e kënduar nga grupi muzikor “Barcelona Ethnic Band”, ndërsa në pjesën e dytë kori me të rinjtë gjermanë këndon një nga perlat e muzikës shqiptare “Po vijnë krushqit maleve” (E kompozuar nga Tish Daija në Plezhë të Shkodrës më 1945 dhe me tekst të Aleksandër Banushit).

Në pjesën e tretë po aq e veçantë vjen kënga polifonike “Janinës ç’i panë sytë” (Qu’ont vu les yeux de Janinë?) e interpretuar nga Jean-Jacques Fauthoux, Martina A. Catella, Pierre de Trégomain, Romane Claudel Ferragui dhe Emmanuel Pesnot, koncert i zhvilluar nën përkujdesjen e “L’Association Act & Help”.

Në pjesën e katërt orkestranti shqiptar Dasho Kurti së bashku me një këngëtare greke, duke interpretuar në shqip dhe greqisht “25 gërsheta” (Όι λουλέ ) një këngë e mirënjohur dhe e kënduar dikur nën interpretimin e Eli Farës.
Në pjesën e pestë është grupi gjerman “Fabula Aetatis”, i cili përbëhet nga pesë anëtarë dhe performon shpesh këngën e
“Gajdexhiut” apo “E lutë nana bijën”.

Në pjesën e gjashtë të këtij videoklipi kemi përzgjedhur perkursionin e vallës nga Gabriele Gagliarini dhe Lavinia Mancusi, në bashkëpunim me Takadum Orchestra “Addije” (E realizuar në dhjetor të vitit 2015), shkruan Konica.al.
Dhe në pjesën e fundme kemi rezervuar një surprizë; një vajzë filipinase ka mrekulluar publikun e Dubait me këngën arbëreshe

“Moj e bukura more”. Le Ghie ka interpretuar Live në koncertin madhështor “Comedi Junction”, i cili mbahet në Dubai, ndërsa paraqitja e saj në skenë ka bërë bujë të madhe; një mesazh domethënës për shumë shqiptarë që mund të përfaqësohen edhe me këngët e vjetra shqiptare, e jo veçse ato në gjuhë të huaj…/ KultPlus.com
https://www.youtube.com/watch?v=hqs6ek7NXe4

Të ngjajshme